image Ambasadori i BE-së: Praktika e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duhet vazhduar

Politikë

Ambasadori i BE-së: Praktika e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë duhet vazhduar

news image

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është deklaruar rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Szunyog tha se këto zgjedhje duhet mbajtur sipas praktikave të mëhershme.

“Bashkimi Evropian beson se praktika e krijuar, sipas së cilës OSBE organizon operacionin e grumbullimit të votave në Kosovë, duhet të vazhdojë, sipas rregullimit për situatën aktuale”, tha ai.

Po ashtu, ai tha se për këtë çështje palët nuk kanë marrëveshje të arritur në Bruksel.

“Nuk ka marrëveshje për këtë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, por megjithatë palët kanë krijuar një praktikë që lejon votimin në vetvete në Kosovë – dhe kjo mund të jetë një opsion i mundshëm për zgjedhje e 3 prillit”.

Kurse, kryeministri Albin Kurti ditë më parë tha se zgjedhjet janë të mundshme vetëm pas një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zgjedhjet serbe në Kosovë do të jenë të mundshme vetëm pas një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto janë zgjedhje të një shteti tjetër, jo të Kosovës”, ka thënë Kurti.

/GazetaSinjali/