image Ambasadori Hovenier takon ministrin Sveçla, tregon se çfarë kanë diskutuar - Sinjali

Ambasadori Hovenier takon ministrin Sveçla, tregon se çfarë kanë diskutuar

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shkruan Gazeta Sinjali.

Hovenier ka njoftuar se me Sveçlën kanë diskutuar për bashkëpunimin kundër terrorizmit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, e falenderova Kosovën për strehimin e përkohshëm të afganëve, ripërsërita përkrahjen e ShBA-së për institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe diskutuam bashkëpunimin kundër terrorizmin, luftën kundër krimit të organizuar dhe fuqizimin e mëtejmë të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Hovenier në Twitter./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin