image Ambasadori Hill flet për dialogun, njohjen dhe Asociacionin

Rajon

Ambasadori Hill flet për dialogun, njohjen dhe Asociacionin

news image

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka folur pas seancës së Kuvendit të Serbisë, ku raportoi Presidenti i Serbisë rreth dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë. Hill u shfaq optimist  se në fund të dialogut do të ketë përparim dhe se secila palë do të fitojë diçka.

Hill, përsëri foli për Asociacionin, duke potencuar se Serbia dhe Kosova mund të jenë të veçanta, por problemi i tyre nuk është i tillë.

“Është e qëlluar që evropianët janë  të përfshirë në këtë, sepse ata i njohin shumë mirë ato modele,” tha Hill për Agjencinë Beta.

Ai theksoi se ShBA mbështet plotësisht përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar dialogun.

I pyetur nëse Kosova është e gatshme të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin, ai tha se në fund “natyrisht do të ketë një lloj marrëveshjeje” dhe se të gjitha palët e  përfshira e dinë se ajo duhet të arrihet në mënyrë të tillë që të gjitha palët të marrin diçka.

“Në fund të fundit, ne do të shohim përparim dhe pajtim nga të gjitha anët,” tha Hill.

Qëndrimi i SHBA-së, theksoi ai, është se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte e mirë për të gjithë, por që dialogu është i rëndësishëm në këtë moment.

“Dialogu duhet të kalojë nëpër disa pika kritike, duke përfshirë çështjen e Asociacionit. Synimi i BE-së është të arrijë normalizimin e plotë të marrëdhënieve, në mënyrë që jeta e njerëzve të vazhdojë normalisht dhe që ekonomia dhe faktorë të tjerë të mund të përparojnë. Është inkurajuese që edhe Serbia po mendon për këtë, aq më tepër që në Kuvend është mbajtur një seancë për Kosovën. Është një temë e vështirë, sidomos në Serbi”, u shpreh Hill.

/GazetaSinjali/