image Ambasadori Hill: Angazhimi i Vuçiqit është konstruktiv

Politikë

Ambasadori Hill: Angazhimi i Vuçiqit është konstruktiv

news image

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një “angazhim konstruktiv” në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për targat në Kosovë.

Takimi mes Hillit dhe Vuçiqit, vjen pas atij të djeshmit në Bruksel që presidenti serb pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë i bëra thirrje presidentit Vuçiq që të vazhdojë angazhimin e tij konstruktiv në proces, me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje. Angazhimi konstruktiv është qasja e duhur”, u tha Hill gazetarëve pas takimit.

Me kërkesë të SHBA-së, Kurti pas mesnate vendosi ta shtyjë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

“Unë mendoj se BE-ja e ka bërë të qartë se duhen më shumë se 48 orë, se do të donte t’i shtonte edhe 363 ditë të tjera”, tha Hill.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me ambasadorin amerikan, ka njoftuar në Instagram se ka ndarë shqetësimin e tij për sigurinë e serbëve në Kosovë.

“Falënderova SHBA-në për përfshirjen e tyre në qetësimin e tensioneve dhe parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme, dhe theksova se Serbia mbetet sinqerisht e përkushtuar ndaj dialogut dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë paqësore, në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti i fituar me vështirësi në të gjithë rajonin”, tha Vuçiq.

/GazetaSinjali/