Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me planin e ri të Qeverisë së Kosovë për çështjen e targave.
Ambasadori Rohde në një postim në Twitter, ka thënë se ndërkombëtarët e përkrahin vendimin e Qeverisë për targat RKS, por që kanë kërkuar më shumë kohë për tranzicionin në këtë vendim.
Ai ka theksuar se këshillat e tyre duhet të ndiqen dhe kjo është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
“Duhet më shumë sens i shëndoshë për çështjen e targave: Ne si BE dhe Quint kemi qenë gjithmonë të qartë se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat KM etj. Kjo është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit”, thotë Rohde.
Ambasadori gjerman, shtoi se “ne gjithashtu kemi qenë gjithmonë të zëshëm (në kërkesën) për një periudhë më të gjatë tranzicioni siç parashikohet në marrëveshjen në fjalë, për të zgjidhur edhe çështjet tjera të mbetura teknike në mënyrë pragmatike. Ne ende mendojmë se këshillat tona duhet të ndiqen”.
“Por … do të doja të shihja përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në shtensionim. Për shembull, duke u shpjeguar qytetarëve serbë të Kosovës realitetin se në Kosovë duhet të përdorni targa të Kosovës”, tha Rohde,