Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, sot kanë nënshkruar një kontratë në vlerë prej 26.5 milionë eurove si ndihmë për Kosovën në përballjen me pasojat e COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, pas kësaj ndihme nga BE-ja, ka thënë se tani Qeveria e Kosovës duhet që të sigurojë shumicën në Kuvend që të kalohet Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike.
“Lajme te mira! BE-ja vazhdon të bëjë atë që e flet duke mbështetur partnerin tonë të besuar Kosovën me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë.
Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, shkroi ai në Twitter.
Good news! The EU and its MS continue ‘to walk the talk’ by supporting our trusted partner Kosovo with substantial financial contributions in the fight against the pandemic.Would be also good if the Govt could soon muster a majority to finally get the Economic Recovery Law passed https://t.co/nIQBtdzKNZ
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 20, 2020