Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar Albin Kurtin për marrjen e detyrës dhe formimin e qeverisë së re.
Në postimin e tij, Abbott, ka thënë se qeverinë e re e presin disa çështje urgjente dhe se është një rrugë e rëndë.
Ai shkruan se më 6 tetor, qytetarët e Kosovës votuan për ndryshim.
Postimi i plotë i tij:
Urime qeverisë së re dhe Kryeministrit Albin Kurti. Është një rrugë e rëndë përpara për administratën e re, duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit. Me 6 tetor, Kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë kosovarëve. /Gazeta Sinjali/