image Ambasadori austriak thekson ndihmën e shtetit të tij në udhëtimin e Kosovës drejt BE-së

Politikë

Ambasadori austriak thekson ndihmën e shtetit të tij në udhëtimin e Kosovës drejt BE-së

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Cristoph Weidinger dhe atasheun në ambasadën austriake, Martin Schaller, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, thuhet se ambasadori Weidinger e ka përgëzuar Kurtin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.

Weidinger ka theksuar edhe njëherë se Austria do të vazhdojë mbështetjen ndaj Qeverisë së Kosovës, sikurse edhe popullit të Kosovës, në rrugëtimin drejt BE-së.

Siç thuhet tutje në njoftim ai veçoi fushën  e arsimit të lartë dhe atë të investimeve direkte si pika kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ndërkaq, Kurti e falënderoi ambasadorin Weidinger për urimin, dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për shtimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Austrisë./Gazeta Sinjali/