Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës me një video-mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Twitter.
Hovenier është shprehur se do të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën dhe se partneriteti mes ShBA-së dhe Kosovës do të vazhdojë të forcohet në vitet e ardhshme.
“Sot, Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë – 14 vjet shtet sovran dhe partner i besueshëm i SHBA-së. Arritjet e Kosovës për këto 14 vite janë asgjë më pak se të jashtëzakonshme. ShBA-të janë krenare ta quajnë Kosovë partner dhe mike e jona. Tani, ndërsa ne e festojmë këtë ditë të rëndësishme së bashku, premtimi im për ju është ky : partneriteti i palëkundur që gëzojmë midis vendeve tona – ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara – do të forcohet vetëm në vitet në vijim. Si do ta bëjmë këtë? Së bashku. Sot qëndrojmë krah Kosovës për të festuar me ju. Ju urojmë për atë që keni arritur dhe mezi presim që të vazhdojmë përkrahjen deri shfrytëzoni mundësitë që ju presin. Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë”, ka thënë Hovenier.
(2/3) Now, as we celebrate this momentous day together, here’s my promise to you: the steadfast partnership we enjoy between our countries – between Kosovo and the United States – will only grow stronger in the years ahead. How will we do this? Together. pic.twitter.com/5w160WNKZY
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 17, 2022