image Ambasadori amerikan në Serbi: SHBA po i ofron shans Kosovës dhe Serbisë për investime dhe zhvillim ekonomik

Politikë

Ambasadori amerikan në Serbi: SHBA po i ofron shans Kosovës dhe Serbisë për investime dhe zhvillim ekonomik

news image

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se SHBA po ia ofron një shans Kosovës dhe Serbisë për investime dhe zhvillim ekonomik.

Godfrey ka thënë se takimi në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor po i jep shans për të dy palët për të hapur dyert për zhvillimin ekonomik dhe investime, transmeton Gazeta Sinjali.

“Takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës më 27 qershor në Washington shpërfaqë një shansë për të dy palët për të hapur derën për zhvillim ekonomik dhe investime”, tha ambasadori i SHBA-së në Serbi.

Ambasadori Godfrey shpreson se Kosova dhe Serbia në këtë takim do të hapin rrugë për t’u rikthyer në dialog.

“SHBA-ja shpreson që liderët e Kosovës dhe Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë shans(takimin në Washington) për t’u rikthyer në dialog dhe për të filluar një epokë të re të qëndrueshmërisë dhe prosperitetit. Njerëzit në këtë rajon nuk meritojnë asgjë më pak se kjo”, tha ai. /Gazeta Sinjali/