image Ambasadori amerikan: Më shumë se një dekadë e kemi nxitur Qeverinë të miratojë ndryshimet e Ligjit për Liritë Fetare

Politikë

Ambasadori amerikan: Më shumë se një dekadë e kemi nxitur Qeverinë të miratojë ndryshimet e Ligjit për Liritë Fetare

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në diksutimin për Projektligjin për Liritë Fetare tha se duhet të ndiqet politika e SHBA-së e cila nuk kërkon si kriter një numër të individëve që mund ta formojnë zyrtarisht një bashkësi fetare.

Hovenier ka theksuar se ndryshimet e propozuara të para 10 vjetëve kanë kërkuar 50 anëtarë si minimum për të regjistruar e jo 100 anëtarë siç është në projektligjin e tanishëm.

“Do të ishte më mirë që të gjitha bashkësitë fetare të regjistrohen pa marrë parasysh madhësinë e tyre apo kohëzgjatjen e ushtrimit të besimit në Kosovë”, tha Hovenier.

Hovenier, tha se ushtrimi i lirës fetare është e drejtë e besimit individual.

Ai shtoi se për një dekadë në Kosovë ka munguar statusi ligjor për grupet fetare dhe nxiti përfaqësuesit e bashkësive të pranishëm në diskutimin në Qeverinë e Kosovës që t’i korrigjojnë mangësitë në legjislacion.

“Këtu në Kosovë Qeveria ka kërkuar mbrojtjen e lirisë së fesë përmes Kushtetutës e ligjit. Në Kosovë e kemi theksuar mungesën e statusit ligjor. Më shumë se një dekadë e kemi nxitur Qeverinë të miratojë ndryshimet për liritë fetare. ShBA rekomandojnë heqjen e çdo reference për numrin më të vogël”, tha amasadaori amerikan.

/GazetaSinjali/