image Ambasadori amerikan i thotë Kurtit të mos sillet si kryeministër i Shqipërisë Veriore

Kosovë

Politikë/ Ambasadori amerikan i thotë Kurtit të mos sillet si kryeministër i Shqipërisë Veriore

news image

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka komentuar aktivitetin e Albin Kurtit, ndaj të cilit ka pasur edhe disa këshilla.

Sipas Kosnett, Albin Kurti duhet të dalë në terren më shumë dhe të takohet me qytetarët.

Kosnett thekson se ai duhet t’ua dëshmojë që do të jetë kryeministër i tyre, duke shtuar se ai nuk mund të sillet si kryeministër i Shqipërisë veriore.

“Albin Kurti duhet të dalë në terren të takohet me qytetarët e Kosovës pa dallim, e jo të takohet vetëm politikanë. Duhet t’ua dëshmoj atyre se do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mos të sillet si kryeministër i Shqiperisë veriore”, ka thënë Kosnett në një intervistë të transmetuar në Televizionin Publik të Kosovës,

Ndërkohë, Kosnett ka komentuar edhe idenë e korrigjimit të kufijve, për të cilën tha se nuk ka qenë ide amerikane. Ai beson Amerika do ta përkrahte cdo marrëveshje që buron si konsensus në mes të Kosovës dhe Serbisë.