image Ambasadori Abbott i shkon Kurtit në zyrë, diskutojnë për vendimet rreth koronavirusit

Kosovë

Takim/ Ambasadori Abbott i shkon Kurtit në zyrë, diskutojnë për vendimet rreth koronavirusit

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot e ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim u fol për menaxhimin e situatës me koronsvirus, ndërsa siç thonë, Abbott ka vlerësuar punën e qeverisë në këtë drejtim, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Abbott, vlerësoi punën e Qeverisë dhe institucioneve tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 dhe përsëriti përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri në detyrë, Kurti, e njoftoi ambasadorin Abbott për vendimet e deritanishme dhe për vendimet e reja që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë.

“Ai rikujtoi se për të dhe Qeverinë në detyrë ruajtja e shëndetit publik mbetet prioriteti me i lartë, derisa vëmendje dhe kujdes i veçantë po i jepet edhe shëndetit të ekonomisë”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit. /Gazeta Sinjali/