image Ambasadori Abbot uron Kurtin për fitoren në zgjedhje

Kosovë

Takim/ Ambasadori Abbot uron Kurtin për fitoren në zgjedhje

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott dhe Kryesuesin e Departamentit Politik në Ambasadën Britanike, z. Samuel Paice.

Gjatë këtij takimi, ambasadori Abbot e uroi Kurtin për rezultatin në zgjedhje.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do ta vazhdojë përkrahjen për Republikën e Kosovës.

“Përveç luftimit te korrupsionit, nevojitet edhe përqendrimi i mëtejshem edhe në krijimin e kushteve të reja për investime dhe mundësi për të rinjtë në vend”, ka thënë Abbot.

Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e deritanishme të Mbretërisë së Bashkuar dhe shprehu bindjen se me qeverinë e re bashkëpunimi mes dy vendeve tona vetëm sa do të thellohet.

Kryetari Kurti e njoftoi ambasadorin se prioritet i qeverisë së re do të jetë zvogëlimi i pushtetit për forcim të shtetit, drejtësia institucionale e ligjore dhe zhvillimi ekonomik e punësimi./Gazeta Sinjali/