Gjatë vitit 2019, 80% e aplikimeve të qytetarëve të Kosovës për viza shëngen janë pranuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu rezultoi raporti i Institutit Kosovar për Politika Evropiane lidhur me statistikat e aplikimeve të kosovarëve për viza Shengen gjatë vitit të kaluar.
Sipas EPIK, 108 mijë e 774 qytetarë të Kosovë aplikuar për vizë shëngen gjatë 2019-ës dhe vetëm 20% e këtyre aplikimeve u refuzuan.
“Në vitin 2019, 108 mijë e 774 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar, ndërsa 88 mijë e 448 kanë pranuar vizë Shengen. 80% e qytetarëve të Kosovës që kanë aplikuar për vizë kanë pranuar një të tillë, apo thënë ndryshe 8 nga 10 qytetarë që kanë aplikuar kanë pranuar vizë Shengen. Kjo shënoi rekordin historik për nga numri i aplikimeve dhe aprovimeve të vizave Shengen për qytetarët e Kosovës”, thuhet në raportin e EPIK.
Vendet që lëshuan më së shumti viza Shengen janë Gjermania, Zvicra dhe Greqia.
EPIK bën të ditur se në periudhën 2014-2019 për vizë Shengen kanë aplikuar gjithsej 522 mijë e 343 qytetarë të Kosovës, ndërsa 415 mijë e 766 kanë pranuar një të tillë./Gazeta Sinjali/