image Ambasada Sllovene njofton për rregullat e hyrjes dhe kalimit në këtë vend

Rajon

Ambasada Sllovene njofton për rregullat e hyrjes dhe kalimit në këtë vend

news image

Ambasada e Sllovenisë në Zvicër në një njoftim për albinfo.ch, njofton për rregullat që vlejnë për hyrjen e qytetarëve të huaj në Slloveni gjegjësisht për kalimin tranzit nëpër këtë vend.

Në vazhdim, informata zyrtare nga Ambasada e Sllovenisë në Bernë.

Të gjithë të huajt që hyjnë në Slloveni, që nga 15 korriku duhet të tregojnë një nga dokumentet e mëposhtëm:
– Certifikatë COVID, e cila konfirmon se jeni vaksinuar dhe se kanë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i dytë.
OSE
– Një dokument që konfirmon se keni vuajtur nga COVID në 6 muajt e fundit.
OSE
– Një konfirmim të printuar (SMS ose email është i pamjaftueshëm) i një PCR negative ose testi të shpejtë të antigjenit.

Testi PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe testi i shpejtë jo më i vjetër se 48 orë.

Fëmijët nën 15 vjeç të cilët shoqërohen nga prindërit e tyre janë të liruar nga certifikata e testit.

KUJDES: DERI MË DATËN 22 GUSHT 2021 KJO NUK VLEN PËR UDHËTARËT TRANZIT.
Ndërsa më pas, duke filluar nga 23 gushti, këto dispozita zbatohen edhe për udhëtarët tranzit.

/GazetaSinjali/