Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nënshkruar sot marrëveshjen e re të grantit mbi 290 mijë euro për vitet 2023 dhe 2024 me partnerin tonë të gjatë dhe shumë efektiv Diakonie Kosova & Diakonie Training Center.
Në njoftimin e Ambasadës gjermane thuhet se nga ky grant do të përfitojnë rreth 1600 kosovarë nga grupet vulnerabël të rajoneve të Fushë-Kosove, Prishtinë, Mitrovicë dhe Prizren.
Më tej thuhet se organizata jo qeveritare Diakonie Kosova do të sigurojë kujdesin mjekësor për 1000 kosovarë në vit që jetojnë në kushte veçanërisht të rrezikuara. Financon terapinë e traumës për 450 pacientë në vit. Vazhdon kujdesin për 150 fëmijë nga grupe vulnerabël duke ofruar kujdes mjekësor dhe psikologjik, klasa kërcimi dhe mbështetje për detyrat e shtëpisë.
“Faleminderit Diakonie Kosova për punën tuaj të jashtëzakonshme dhe pioniere në vend”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Prishtinë.