image Ambasada e Turqisë: I jemi mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës

Botë

Ambasada e Turqisë: I jemi mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës

news image

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç Angili së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë mirëpritur ekipin e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të kthyer nga Turqia.

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka thënë se i është mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës.

“Ambasadori Tunç Angılı së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjës Armend Mehaj mirëpriti ekipin e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të kthyer nga Türkiye. I jemi mirënjohës Kosovës për shtrirjen e dorës së ndihmës për viktimat e tërmetit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kurti dhe Mehaj, kanë ndarë medalje për të gjithë pjesëtarët e FSK-së që ishin në Turqi.

/GazetaSinjali/