image Ambasada e Shqipërisë ndan mirënjohje për MIT-in

Kosovë

Solidariteti/ Ambasada e Shqipërisë ndan mirënjohje për MIT-in

news image

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, sot i ka ndarë mirënjohje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, për solidaritetin dhe kontributin e dhënë shtetit shqiptar, në përballjen e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i cili e pranoi mirënjohjen, citohet të ketë thënë  se mirënjohja e pranuar nga Minxhozi, u takon inxhinierëve të ndërtimtarisë së MIT-së dhe profesorëve të angazhuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga ky tërmet.

MIT në koordinim të plotë me Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë, i ka ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë, me angazhimin e 14 inxhinierëve të ndërtimtarisë dhe 12 profesorëve të UBT-së, të cilët në mënyrë profesionale, kanë kontribuar në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, të dalë me një raport, i cili do t’u shërbejë në rikuperimin e gjendjes.

Me këtë rast, ambasadorit i dorëzoi ministrit edhe një raport të detajuar të punës së bërë dhe konstatimin e gjendjes nga ana tyre./Gazeta Sinjali/