image Ambasada e SHBA-së në Kosovë përsërit: Ftojmë qeverinë që ta heq taksën

Kosovë

Deklarata/ Ambasada e SHBA-së në Kosovë përsërit: Ftojmë qeverinë që ta heq taksën

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një deklarate i ka rikërkuar qeverisë që ta heq taksën ndaj Serbisë.

“Sërish ftojmë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë hapin e parë të guximshëm dhe ti heqë tarifat që tani”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada amerikane vlerëson se “Në raste si këto, bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është thelbësor. Sshtë koha që Kosova dhe fqinjët të ndalojnë pengesat për qarkullimin e lirë të mallrave”.

Kryeministri Albin Kurti kishte paralajmëruar heqje graduale dhe të pjesshne të taksës duke nisur nga 15 marsi.

Megjithatë, për këtë plan ai nuk ka gjetur marrëveshje me LDK-në. /Gazeta Sinjali/