image Ambasada e SHBA-së e konsideron jotransparente zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale: Jemi të zhgënjyer

Kosovë

Reagimi/ Ambasada e SHBA-së e konsideron jotransparente zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale: Jemi të zhgënjyer

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është shprehur e zhgënjyer me zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufajt dhe atij të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishit, këtë të hënë.

Procesin për zgjedhjen e kryeprokurorëve të dy prokurorive më të rëndësishme në vend, ambasada amerikane e konsideron jotransparente, shkruan Gazeta Sinjali.

❎ Të zhgënjyer që Këshilli Prokurorial i Kosovës dështoi ta ndiqte rregulloren e vet në zgjedhjen e shefave për Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe Zyrën e Prishtinës. Ne i dëshirojmë sukses shefave të sapozgjedhur, por Këshilli Prokurorial duhet t’i ndjekë rregullat e veta për një proces transparent“, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Të hënën, Gazeta Sinjali raportoi se zgjedhja e kryeprokurorit të ri të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt, ishte plan i gatuar prej muajsh.

Ky proces dyshohet se është shoqeruar me së paku dy parregullsi. Një, që rregullorja për zgjedhjen e kryprokurorëve ka qenë antikushtetuese dhe dy, që në komisonet relevante dhe në votim ka marrë pjesë edhe Ikramije Bojaxhiu, për të cilën është raportuar në media se ka lidhje të afërta shoqërore me Blerim Isufajn.

Madje, burime nga KPP kanë paralajmëruar se kjo zgjedhje do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shkak të këtyre shkeljeve dhe parregullsive. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/photos/a.127808730578624/3985686934790765/?type=3&theater