image Ambasada e SHBA në Tiranë do t'i ushtrojë shqiptarët për raste tërmeti

Rajon

Njoftim/ Ambasada e SHBA në Tiranë do t’i ushtrojë shqiptarët për raste tërmeti

news image

Pas emergjencës së krijuar nga tërmetet që prekën së fundmi vendin,  Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti.

” Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti. Ai është pjesë e ushtrimeve stërvitore që zhvillojmë përgjatë vitit”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre kjo gjë do të sillte njohjen e shqiptarëve me rregullat se si duhet të sillen gjatë një tërmeti për të shmangur trazira dhe dëmtime.

Kujtojmë që gjatë tërmetit të ndodhur para tre ditëve, shumica e të lënduarve patën dëmtime nga paniku për të dalë sa më shpejt nga banesat dhe jo nga lëkundjet e tërmetit./Gazeta Sinjali/

????????️ | Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti. Ai është…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Wednesday, September 25, 2019