image Ambasada e Kosovës në Slloveni publikon numrin kontaktues për rastet emergjente

Njoftim/ Ambasada e Kosovës në Slloveni publikon numrin kontaktues për rastet emergjente

news image

Ambasada e Kosovës në Slloveni, ka bërë të ditur se në përputhje me vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave mbrojtëse ndaj pandemisë së Covid-19, duke respektuar edhe masat e ndërmarra nga autoritetet shtetërore të Republikës së Sllovenisë, kjo ambasadë e ka vazhduar pezullimin e shërbimeve konsullore, me përjashtim të rasteve emergjente.

“Pezullimi i shërbimeve konsullore vlen deri në marrjen e një vendimi tjetër. Luten qytetarët që të kenë mirëkuptim, derisa të ndryshojnë masat për mbrojtje nga Covid-19”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.

Ndërsa, për rastet emergjente Ambasada e Kosovës në Slloveni ka publikuar numrin e Shërbimit Kosullore dhe e-mail adresen e ambasadës, ku qytetarët mund të kontaktojnë.

“Për raste emergjente, numri i Shërbimit Konsullor në Ambasadën e Kosovës në Slloveni është: ‪+386 31 465 221 dhe adresa e e-mailit: [email protected]”./Gazeta Sinjali/