image Ambasada e Kosovës në Kroaci: Vetëm qytetarët që kanë urgjencë do të kthehen

Rajon

Njoftim/ Ambasada e Kosovës në Kroaci: Vetëm qytetarët që kanë urgjencë do të kthehen

news image

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, ka bërë të ditur se në Kosovë do të kthehen vetëm qytetarët që kanë nevoja urgjente.

“Kjo nuk është çështje dëshire, por emergjente. Një numër i madh i qytetarëve është prekur. Ambasada është duke u munduar të bëjë një organizim për tu kthyer. Ministrja e Jashtme dhe Ambasada kanë një set të rregullave që duhet t’i ndjekim. Ne kemi thënë që vetëm ata që kanë urgjenca mund të kthehen “, ka thënë Kasapolli në një lidhje direkte në Klan Kosova.

Ambasadori më tej tregoi se zgjata e leje qëndrimeve është bërë duke iu përshtatur situatës dhe rekomendimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ne iu kemi zgjatë leje qëndrimet sipas rekomandimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të gjithë ata që kanë ardhur në Zagreb kanë ardhur me kontrata pune dhe kanë marrë paga. Askush nuk ka ardhur me rekomandim të Ambasadës, por me iniciativë vetanake. E di se Zagrebi është qytet i shtrenjtë “, ka thënë Kasapolli.

Tri tërmete të fuqishme e kanë goditur mëngjesin e djeshëm Kroacinë. Nga këto tërmete e ka humbur jetën një person dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Viktima ka qenë një djalë 15-vjeçar i cili është gjetur poshtë një ndërtese të shembur./Gazeta Sinjali/