image Ambasada e Kosovës në Itali solidarizohet me Ukrainën përmes koncertit

Diasporë

Ambasada e Kosovës në Itali solidarizohet me Ukrainën përmes koncertit

news image

Ambasada e Kosovës në Itali, gjatë natës së mbrëmshme, organizoi Koncertin për Paqe me sopranon Marigona Qerkezi në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas.

Në fjalën e saj, ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim, theksoi se data e 17 shkurtit për kosovarët nuk përkon vetëm me lindjen e republikës, por është edhe një moment reflektimi për të nderuar vullnetin dhe vendosmërinë e një rrugëtimi të gjatë pas dekadash rezistence.

Ambasadorja Haxhitasim shtjelloi edhe marrëdhëniet diplomatike 14-vjeçare me Kosovës e Italisë, duke pasqyruar gamën e gjerë të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Në këtë koncert, të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve italiane, deputetë, ambasadorë, diplomatë, miq të Kosovës, studentë, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Itali dhe atyre arbëresh.

/GazetaSinjali/