image BIK-u organizon një aksion për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti

Kosovë

Solidarizim/ BIK-u organizon një aksion për t’i ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti

news image

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka njoftuar se më 29 nëntor, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, do të organizojë aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i ditës së sotme në Shqipëri.

Kryesia e BIK-ut ka ftuar të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit që t’u dalin në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

Kryesia e BIK, fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët e vendit që të gjejnë forcë e kurajë që të solidarizohen dhe t’u dalin në ndihmë vëllezërve dhe motrave tona për të përballuar dëmet dhe për ta tejkaluar gjendjen nga tërmeti i sotëm. Po ashtu, edhe hytbeja e xhumasë, do t’i kushtohet solidaritet dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit në raste vështirësish dhe fatkeqësish”, bëhet e ditur në njoftimin e Bashkësisë Islame./Gazeta Sinjali/