image Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara me njoftim të ri për kosovarët që duan të kthehen

Botë

Sociale/ Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara me njoftim të ri për kosovarët që duan të kthehen

news image

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara së fundi ka njoftuar se afati i fundit për të blerë biletat e udhëtimit Dubai-Tiranë, është deri nesër në ora 10:00.

Kjo pasi që Ambasada e Kosovës duhet t’i dërgojë listat e udhëtarëve tek  autoritetet e Emirateve të Bashkuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftim thuhet se ata që  nuk janë  në këtë listë, autoritetet e EBA-së nuk ua lejojnë udhëtimin.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Ju njoftojmë që afati i fundit per te blerë biletat e udhetimit (Dubai-Tiranë) është deri neser, (e diel , 17/05/2020 ora 10:00) Kjo pasi që Ambasada e Kosovês duhet t’i dergojë listat e udhëtarëve tek autoritetet e EBA-se. Nëse nuk jeni në këtë listë autoritetet e EBA’s nuk u lejojnë udhëtimin

Mbi detajet e fluturimit ju lutem të vizitoni faqen zyrtare FlyDubai.com dhe ne momentin që do të bleni biletën, duhet të dërgoni email Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi, pasaporten si dhe kopjen e biletës, me qëllim ndarjen e listës së udhëtarëve me Autoritetet në Shqipëri dhe Ambasadën tonë në Tiranë e cila do të organizoj transportin pastaj për në Kosovë.

Adresa e emailit është: [email protected]./GazetaSinjali/