Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara së fundi ka njoftuar se afati i fundit për të blerë biletat e udhëtimit Dubai-Tiranë, është deri nesër në ora 10:00.
Kjo pasi që Ambasada e Kosovës duhet t’i dërgojë listat e udhëtarëve tek autoritetet e Emirateve të Bashkuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftim thuhet se ata që nuk janë në këtë listë, autoritetet e EBA-së nuk ua lejojnë udhëtimin.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Ju njoftojmë që afati i fundit per te blerë biletat e udhetimit (Dubai-Tiranë) është deri neser, (e diel , 17/05/2020 ora 10:00) Kjo pasi që Ambasada e Kosovês duhet t’i dergojë listat e udhëtarëve tek autoritetet e EBA-se. Nëse nuk jeni në këtë listë autoritetet e EBA’s nuk u lejojnë udhëtimin
Mbi detajet e fluturimit ju lutem të vizitoni faqen zyrtare FlyDubai.com dhe ne momentin që do të bleni biletën, duhet të dërgoni email Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi, pasaporten si dhe kopjen e biletës, me qëllim ndarjen e listës së udhëtarëve me Autoritetet në Shqipëri dhe Ambasadën tonë në Tiranë e cila do të organizoj transportin pastaj për në Kosovë.
Adresa e emailit është: [email protected]./GazetaSinjali/