image Ambasada e Kosovës në Berlin ngushëllon familjarët e viktimave që humbën jetën dje në aksident

Kosovë

Ambasada e Kosovës në Berlin ngushëllon familjarët e viktimave që humbën jetën dje në aksident

news image

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka ngushëlluar familjarët e viktimave që humbën jetë në aksidentin që ndodhi dje në Gjermani.

Brenda një jave, në Gjermani si pasojë e aksidenteve tragjike kanë humbur jetën pesë kosovarë, bëhet fjalë për dy vëllezërit nga Deçani që u goditën për vdekje si nga një tren derisa po shkonin në shkollë si dhe për tre kosovarët e tjerë që po udhëtonin nga Gjermania në Zvicër.

Ambasada kosovare në Gjermani ka treguar se është në kontakt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të dy aksidenteve.

“Në Gjermani kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve të rënda pesë bashkatdhetarë. Ambasada e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe njofton që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Ëürttemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”, thuhet në reagimin e Ambasadës./Gazeta Sinjali/