image Ambasada e Kosovës në Berlin me njoftim të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë atje

Botë

Njoftim/ Ambasada e Kosovës në Berlin me njoftim të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë atje

news image

Ambasada Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar qytetarët se për shërbimet konsullore nga data 4 maj do të fillohet me pranimin e kërkesave për termine, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, nga ambasada thonë se kërkesat për termine mund të bëhen përmes telefonit apo e-mailit të Konsullatave në Berlin, Stuttgart, Hamburg, Frankfurt, München dhe Düsseldorf.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin njofton që për shërbimet konsullore të shtetasve tanë nga data 4.05.2020 do të fillohet me pranimin e kërkesave për termine. Kërkesat për termine mund t’i bëni përmes telefonit apo e-mailit të Konsullatave në Berlin, Stuttgart, Hamburg, Frankfurt, München dhe Düsseldorf”, thuhet në njoftim.

Më tej, Ambasada njofton se, si pasojë e koronavirusit, palët pa termine nuk do të pranohen në Konsullata./GazetaSinjali/