image Ambasada e Kosovës në Berlin: Gjermania nuk e ka treguar identitetin e personit të katërt që vdiq në aksident

Kosovë

Ambasada e Kosovës në Berlin: Gjermania nuk e ka treguar identitetin e personit të katërt që vdiq në aksident

news image

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi dje në shtetin gjerman, në të cilin ishin të përfshirë pesë shtetas kosovarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, nga ambasada kanë bërë të ditur se në aksident kanë humbur jetën tre persona nga familja K. me prejardhje nga Kosova, ndërkaq për personin e katërt autoritetet gjermane nuk e kanë bërë të ditur identitetin.

“Sot në mëngjes kemi informuar Ministrinë e Jashtme të Republikës të Kosovës që në aksidentin e djeshëm në autorrugën B31 tek Meersburg (Baden-Württemberg) kanë qenë të përfshirë pesë shtetas të Kosovës. Dje kanë vdekur tre persona- dy nga familja K. nga Kosova dhe një person tjetër, kurse sot paradite ka ndërruar jetë personi i katërt. Nga familja K. me prejardhje nga Kosova kanë vdekur tre persona. Për personin e katërt autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur identitetin”, thuhet në reagim. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/embassyrks.germany/posts/3450950178316284?xts[0]=68.ARCda8lmxaYk-H68ZCToX0OIZ1YRpEEWwFGPSh_Ea-0RnD77JqhOIARuxkHKfQEhqo7_wjlfh8FLNfKdemcB3T3qfgEz0h_zXCpXlFZjpWNyTlC29SkV-7TUG9vmPXyy5CX4xplGE78tyIjf-jkXqM_EiQ3hG869EaAk0FnhnrX3f4uzTjDHwaGIIcNzfL41e3ktu0Pp2qYnAexN5ZvV_eDGOUIYWUI8tjBn6eiGc7FAccuYGMjwzNrfDk4ONJ1QBrpW1pc65mSlqFeQVkDvuvSI8udDBGyMsSf1euDzRKnMn8j8nE4OP8uxKe7ULWHdgmExRi4CbsmkGxnRkRJhlMTK&tn=-R