image Ambasada e Kosovës ka një njoftim për kosovarët që jetojnë në Austri

Kosovë

Shërbimet/ Ambasada e Kosovës ka një njoftim për kosovarët që jetojnë në Austri

news image

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka njoftuar qytetarët se me lehtësimin e masave atje, shërbimi Konsullor do të punojë vetëm me terminë paraprak .

Nga Ambasada thonë se përparësi do të ju japin rasteve emergjente, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me lehtësimin e masave të lëvizjes dhe respektimin e rregullave të distancës për parandalimin e virusit Covid -19 në Austri, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ju njofton se Shërbimi Konsullor do të punojë vetëm me termine paraprake, duke u dhënë përparësi rasteve emergjente”, thuhet në njoftimin e tyre.

Për termine dhe informata:

tel.: +43 1 504 74 00 (orari 10.00-12.00 dhe 13.30-16.00) ose me E-Mail: [email protected]

Numri emergjent: +43 664 2233 409 (vetëm për raste emergjente)./GazetaSinjali/