image Ambasada e Gjermanisë uron qeverinë e re të Kosovës

Kosovë

Politikë/ Ambasada e Gjermanisë uron qeverinë e re të Kosovës

news image

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar qeverinë e re të vendit, në krye me Albin Kurtin.

Në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, kjo ambasadë thotë se, si partner jetëgjatë i institucioneve të Kosovës, pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin, mbështetjen për sundimin e ligjit në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Inkurajojmë qeverinë e re të nis së implementuari agjendën e saj ambicioze të reformave për këtë vend dhe të rinis dialogun me Serbinë në një proces negociatash të mirë-strukturuar të lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë kjo ambasadë.

Në fund, Ambasada gjermane në Kosovë thotë se Gjermania është e gatshme të mbështesë qeverinë e Kosovës dhe popullin e saj në të gjitha proceset qenësore. /Gazeta Sinjali/