image Ambasada e Britanisë dhe ministrja e Arsimit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Arsim

Ambasada e Britanisë dhe ministrja e Arsimit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

news image

Ambasada e Britanisë në Prishtinë dhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, kanë nënshkruar sot një memorandum përmes të cilit synohet përmirësimi i prokurimit publik në fushën e edukimit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimit të ambasadës në Facebook.

Sot me ministren Arbërie Nagavci kemi nënshkruar një memorandum që të bashkojmë përpjekjet e Britanisë dhe Kosovës që të përmirësojmë procesin e prokurimit publik në fushën e edukimit.  Në epokën e digjitalizimit, planifikimi i mirë, efiçent, transparent dhe prokurimi transparent është vital në kualitetin dhe eksperiencën e edukimit për studentët dhe mësimdhënësit”, ka shkruar në njoftim Ambasada e Britanisë në Kosovë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është një ndër tre ministritë që do të mbështeten nga fondet e KSCF-së, për të forcuar prokurimin publik në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë dy përfitueset tjera të këtij projekti. /Gazeta Sinjali/