image Ambasada britanike reagon pas vendosjes së masave të reja antiCOVID në Kosovë

Shëndetësi

Ambasada britanike reagon pas vendosjes së masave të reja antiCOVID në Kosovë

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë ka përkrahur këtë vendim dhe ka bërë thirrje që të respektohen masat e reja.

“Ne mbështesim vendimin e qeverisë për të sjellë masa të reja për të zvogëluar përhapjen e Covid-19. Mjerisht, mbi 500 njerëz në Kosovë kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i vitit 2021. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat për të mbrojtur njëri-tjetrin. #BashkëKundërCovid19”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade./Gazeta Sinjali/