image Ambasada britanike në Kosovë krenare me intervenimin e FSK-së në Turqi

Sociale

Ambasada britanike në Kosovë krenare me intervenimin e FSK-së në Turqi

news image

Ambasada e Britanisë në Kosovë është shprehur e kënaqur me guximin dhe aftësitë e ekipit të kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ndihmën që po i jep Turqisë pas tërmetit të së hënës.

“Jemi të kënaqur të shohim pajisje të dhuruara britanike duke shpëtuar jetë në Turqi falë guximit dhe aftësisë së ekipit të kërkim-shpëtimit të FSK-së. Aftësitë e Kosovës dhe objektet e kërkimit dhe shpëtimit janë pasuri të mëdha për Kosovën dhe aleatët e tij, me të cilët jemi krenarë që jemi të lidhur”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade në Facebook.

Ndryshe Egzon Syla, ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës që po ndihmon në kërkim shpëtimin e personave të mbetur nën rrënoja pas tërmetit në Turqi, ka folur për një prej mediave më të njohura atje, “TRT World”. Ai tha se janë duke punuar me një ekip turk ku kanë shpëtuar shumë njerëz.

/GazetaSinjali/