Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjarët që humbën të afërmit nga shpërthimi në Ferizaj.
Gjithashtu, ka uruar të shërohen personat që morën lëndime trupore.
“Ndjejmë keqardhje të thellë për familjet e të lënduarve nga shpërthimi i djeshëm në Ferizaj: Urojmë për të gjithë shërim sa më të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Gjendja e të lënduarve pas shpërthimit cilësohet të jetë stabile. 14 prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim.
Në total, 42 persona mbetën të lënduar.