image Ambasada Amerikane uron Distrian: Ajo jep një shembull inspirues për të gjithë kosovarët

Kosovë

Ambasada Amerikane uron Distrian: Ajo jep një shembull inspirues për të gjithë kosovarët

news image

Ambasada Amerikane në Prishtinë i ka uruar Distria Krasniqit medaljen e artë në Lojrat Olimpike që po mbahen në Japoni.

Përmes një shkrimi në Twitter, nga kjo ambasadë kanë thënë se Distria ka dhënë një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët.

“Urime kampionit të Judos dhe medalistes së artë, Distria Krasniqi – ajo jep një shembull frymëzues për të gjithë kosovarët”, është shkruar nga kjo ambasadë.

Kujtojmë që Distria Krasniqi ia ka siguruar të shtunën medaljen e dytë të artë Kosovës, në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.

Medalja e parë ishte siguruar nga Majlinda Kelmendi.

Krasniqi pas fitores ka marrë urime të shumta nga akterë politik brenda dhe jashtë vendit.

Kryeministri Albin Kurti ka falenderuar sot Krasniqin që po i bënë qytetarët krenar.

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani ka shkruar se nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para botës.

Distrian e uroi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai pas fitores e quajti atë luaneshë.

Xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë u përball me brazilianen, Gabriela Chibana, duke fituar me ippon.

Xhudistja shqiptare e kaloi rrethin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë u përball me brazilianen, Gabriela Chibana, duke fituar me ippon

Objektivi ishte i qartë për xhudisten kosovare, medalja olimpike dhe kështu, edhe në çerekfinale, me mençuri, Distria arriti të fitojë me ippon, duke e mundur xhudisten Chen-Hao LIN.

Punë më të vështirë pati në gjysmëfinale, ku natyrisht, ishin edhe emocionet për të siguruar medalje Olimpike.

Ajo u përball me xhudisten nga Mongolia, Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mund krejt në fund për t’i siguruar tashmë medalje Kosovës.

Por, objektivi i Distria Krasniqit nuk ishte vetëm medalja Olimpike, ishte medalja e Artë Olimpike dhe në finalen e madhe, ajo pati punë edhe më të vështirë, me njërën prej favoriteve në kategorinë -48kg, Funa Tonaki. /Gazeta Sinjali/