Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerësoi se vota e Etem Arifit, e 61-të për Qeverinë Hoti, është e pavlefshme, shkruan Gazeta Sinjali.
SHBA u bënë thirrje partive politike dhe institucioneve që të respektojnë vendimin e Kushtetueses.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./Gazeta Sinjali/