image Ambasada Amerikane reagon pas padisë për serben e kthyer në Gjakovë: Lëreni politikën anash, garantoni paqe e siguri

Sociale

Ambasada Amerikane reagon pas padisë për serben e kthyer në Gjakovë: Lëreni politikën anash, garantoni paqe e siguri

news image

Ambasada Amerikane ka reaguar për rastin e Dragica Gashiq, serbes e cila u kthye për të jetuar në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ditë më parë, Komuna e Gjakovës ka dorëzuar një padi në Gjykatën Themelore të Gjakovës, me anë të së cilës kërkohet “anulimi i kontratës për dhënien me qira të banesës me kërkesë për masë të përkohshme”, për Dragica Gashiq, e cila në fillim të qershorit të këtij viti, u bë serbja e parë që u kthye për të jetuar në këtë komunë.

Në reagimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë thuhet se të gjithë kosovarët duhet të gëzojnë paqen dhe sigurinë.

“Viktimat meritojnë drejtësi dhe personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në shtëpi. Ministra dhe kryetarë komunash – ju lutemi lëreni politikën mënjanë dhe bashkëpunoni për të siguruar që të gjithë kosovarët të gëzojnë paqe dhe siguri, të lirë nga ngacmimi dhe frikësimi” thuhet në reagimin e ambasadës amerikane./Gazeta Sinjali/