image Ambasada amerikane publikon emrin e gazetares që punon për Putin: Fytyra kryesore e propagandës dhe dezinformimit

Shqipëri

Ambasada amerikane publikon emrin e gazetares që punon për Putin: Fytyra kryesore e propagandës dhe dezinformimit

news image

Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, profilin e një gazetareje që sipas tyre, është një nga fytyrat kryesore të propagandës dhe dezinformimit të Presidentit rus, Vladimir Putin si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda Rusisë.

Në artikullin e DASH të cituar nga ambasada thuhet se Margarita Simonyan është e aftë të shërbejë gënjeshtrat si të vërteta edhe me një buzëqeshje.

“Margarita Simonyan është një nga fytyrat kryesore të propagandës dhe dezinformimit të presidentit rus Vladimir Putin, si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda Rusisë. Ajo është e aftë të shërbejë gënjeshtrat si të vërteta – dhe këtë e bën me buzëqeshje” thuhet në njoftimin e tyre.

“Margarita Simonyan e filloi karrierën e saj në mediat e financuara dhe të kontrolluara nga Kremlini në vitin 2001 si gazetare për Televizionin Shtetëror të Rusisë dhe Kompaninë Transmetuese të Radios (VGTRK). Në vitin 2005, ajo u bë kryeredaktore e medias së parë ruse në gjuhën angleze të financuar nga shteti, RT, e njohur më parë si Russia Today. Ajo mban pozicionin e saj në RT ndërkohë që shërbente njëkohësisht si kryeredaktor i Rossiya Segodnya, kryeredaktor i TV-Novosti dhe bashkëthemelues i Shoqatës për Zhvillimin e Gazetarisë Ndërkombëtare. Pavarësisht kapelave të shumta që mban, funksioni i saj kryesor është propagandistja besnike e Vladimir Putinit”, thuhet mes të tjerash në artikullin e DASH.

/GazetaSinjali/