image Ambasada amerikane e krahason Vasfije Krasniqin me një aktiviste të zëshme në Amerikë

Kosovë

SHBA/ Ambasada amerikane e krahason Vasfije Krasniqin me një aktiviste të zëshme në Amerikë

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman e ka krahasuar me aktivisten amerikane më të zëshme të drejtave të njeriut, Rosa Parks.

Ambasada përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se edhe në Kosovë ka njerëz që kanë bërë ndryshimin sikurse Rosa Parks në Amerikë.

“Vasfije Krasniqi Goodman vendosi ta kundërshtojë stigmën e padrejtë me të cilën përballen të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës. Ajo mbrojti veten dhe të gjitha të mbijetuarat e tjera të dhunës seksuale gjatë kohës së luftës”, thuhet ndër të tjera në postimin e amabasadës amerikane.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/4182101458482644?__xts__[0]=68.ARAqgfHTtbJNFhNzXrh0O3tQ4IV51MlF_pySbCld_4WzhaX3w93pu7nmRjFC67SrTyeILXisvT4Cm8zN76qJdtL-q_KONGwZUKDhl7kHeZwS7Wip63FOS4WLf89wb_KN3e4PNJU6tomPqlJ5vVbmDEtwgWkEsbi0rWctcsAmNQF1vsuX7KgCxJqWInEMawk6hLjZS7OWKzzf9p2iKMReGqSGH_x_6Hbsy9OCVC9HfYUtpINd954vxF8AgVfG1eHJrCKsMUBAFckE7dJZADh69SKqB2ilJ3q13QZAxpY3KqtWhDwY9SuEDqLfAjas0q1nZYOof2Tlzj8lhDhA3c0NgpPslg&__tn__=-R

Rosa Parks ishte një aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila është emëruar nga Kongresi Amerikan si “zonja e parë e të drejtave civile”.

Më 1 dhjetor të vitit 1955 në Montgomery të Alabamas, ajo refuzoi urdhrin e një shoferi të autobusi që ta lirojë ulësen e saj nga “seksioni me ngjyrë” për një pasagjer të bardhë, pasi që ishte plotësuar seksioni ku uleshin vetëm të bardhët./Gazeta Sinjali/