image Alternativa reagon pas lajmit se u shua dega e saj në kryeqytet

Kosovë

Kundërpërgijgjja/ Alternativa reagon pas lajmit se u shua dega e saj në kryeqytet

news image

Partia e Mimoza Kusarit, Alternativa, ka mohuar shuarjen e degës së saj në kryeqytet.

Në sqarimin e tyre thuhet se kanë qenë vetëm disa individë që dolën nga partia.

“Alternativa në Prishtinë dhe në qendrat ku ka qenë aktive ka vazhduar funksionimin prej themelimit të saj dy vite më parë dhe ende vazhdon të funksionojë. Ndërsa, kanë qenë disa indidvidë (emrat e të cilëve nuk figurojnë as në reagimin e postuar sot nga `”ish-dega”) të cilët gjithmonë kanë shikuar partinë për përfitme personale dhe pozicionime në punësim”, thuhet fillimisht në reagimin e Alternativës.

Sipas kësaj partie, disa persona u sistemuan aty ku deshën pasi bënë marrëveshje me PSD-në. Ndërkaq thuhet se kur Kryesia e Alternativës vendosi drejtimin e subjektit, ata nuk ishin prezent në parti.

“Pasi u sistemuan aty ku synuan me marrëveshje me PSD në nivelin komunal, këta pak individë, deshën të orientojnë subjektin aty ku e shihnin përfitimin e tyre. Përderisa, me shumicë votash në Kryesinë e Alternativës u vendos për drejtimin e subjektit, me muaj të tërë këta persona nuk kanë qenë prezent në parti. Në momentin kur u kuptua se Alternativa nuk bëhet pjesë e listës AAK/PSD, shpresat për privilegje të mëtutjeshme të këtyre individëve u shuan dhe andaj sot ata dolën me këtë reagim”, thuhet në sqarimin e Alternativës.

Në një njoftim të mëhershëm, thuhej se dega e Alternativës në Prishtinë është shpërbërë, ndërkaq u hodhën edhe akuza të ashpra në drejtim të kryetares së këtij subjekti, Mimoza Kusarit. /Sinjali