image Almeda Abazi flet për marrëdhënien e Tolgës me Shqipërinë, tregon pse është kaq i lidhur me Tiranën

Bota e Yjeve

Almeda Abazi flet për marrëdhënien e Tolgës me Shqipërinë, tregon pse është kaq i lidhur me Tiranën

news image

Çiftin Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman i kemi parë shpesh sa në Stamboll e sa në Tiranë dhe duket se është pikërisht aktori turk ai që e nxit Almedën për ta vizituar sa më shpesh kryeqytetin shqiptar.

Në intervistën për emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, moderatorja tregoi se ka një arsye shumë të veçantë se pse partneri i saj është kaq i lidhur me Tiranën.

“Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë. Tiranën ai e adhuron, madje edhe më shumë se unë. Nuk e kam ditur pse ishte kaq i lidhur me Tiranën derisa më shpjegoi arsyen. Më tha se i kujtonte Stambollin e viteve ‘90, pa kaos, pa stres e me njerëz të ngrohtë”, u shpreh Almeda.

/GazetaSinjali/