Reprezentuesi anglez, Dele Alli, sipas të gjitha gjasave do largohet nga Tottenham Hotspur gjatë janarit, transmeton Sporti në Sinjali.
Alli nuk është përfshirë fare në skuadër për ndeshjen që Spurs janë duke e zhvilluar sot ndaj Sheffield United.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ka raportuar se lojtari është duke e kërkuar largimin, teksa bisedimet me Paris Saint-Germainin janë duke vazhduar.
Romano gjithashtu ka thënë se klubi anglez nuk është i gatshëm ta lejojnë largimin e tij, por PSG nuk e ka ndërmend të dorëzohet.
Ndryshe, Dele Alli ka kontratë të vlefshme me Tottenham Hotspur deri në vitin 2024. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 38 milionë euro.