image Allegri shihet në Torino, spekulohet për një rikthim te Juventusi

Futboll

Allegri shihet në Torino, spekulohet për një rikthim te Juventusi

news image

Massimiliano Allegri ishte dje në Torino, dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, kjo i shton edhe më shumë spekulimet se ai mund të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit, përcjell Sinjali Sport.

Juventusi po lufton për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, por trajneri aktual Andrea Pirlo mund të shkarkohet pavarësisht nga pozicioni i “Bianconerëve” në fund të sezonit.

Sipas “GDS” Massimiliano Allegri është kandidati kryesor për të zëvendësuar ish-mesfushorin bardhezi.

Fakti që ai u pa në Torino dje dëshmon se ai mund të kthehet në klub dy vjet pasi u shkarkua.

Trajneri ende zotëron një shtëpi në Torino dhe djali i tij luan futboll në një ekip me qendër në këtë qytet.

Raporti konfirmon që Fabio Paratici dhe Pavel Nedved do të largohen nga klubi nëse Allegri kthehet dhe e ardhmja e Andrea Agnellit është gjithashtu në dyshim.

Paratici dhe Nedved shtynin Agnellin të shkarkojë Allegrin në vitin 2019 dhe kontratat e tyre skadojnë në fund të sezonit. /Gazeta Sinjali Sport/