image Allegri ia vë syrin yllit të Real Madridit

Futboll

Allegri ia vë syrin yllit të Real Madridit

news image

Allegri kërkon transferimin e yllit të Real Madridit për 60 milionë euro, raporton Sinjali Sport.

Pas shumë spekulimeve se mund ta marr drejtimin e Realit, Massimiliano Allegri ka vendosur të rikthehet te Juventusi.

Me rikthimin e Allegrit në stol, Juventus pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë kësaj vere.

Strategu ka piketuar disa përforcime për sezonin e ardhshëm, ndërsa sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Allegri dëshiron yllin e Realit në skuadër.

Portali spanjoll “Don Balon”, raporton se Allegri ia ka kërkuar Agnellit transferimin e Eden Hazard.

Në tjetrën anë, menaxheri italian thuhet se nuk e ka në objektivat e tij Cristiano Ronaldon dhe mund të ndodh edhe një ndërrim lojtaresh me Paul Pogban. /Gazeta Sinjali Sporti/