image Allegri dëshiron ta heq presionin nga vetja: Interi është favorit për titull

Futboll

Allegri dëshiron ta heq presionin nga vetja: Interi është favorit për titull

news image

Max Allegri nuk do të përfshijë Juventusin në garën e Scudettos, pasi thekson se Interi është ende favorit të paktën deri nesër mbrëma, transmeton Sinjali Sport.

Milani është në krye të tabelës së Serisë A me 66 pikë, i ndjekur nga Napoli me 63, Interi 60 dhe Juve 59, por ‘Nerazzurrët’ kanë një ndeshje më pak.

Allegri ka lavdëruar edhe Milanin dhe Napolin, duke i vendosur dy nga pretendentët kryesorë për titull.

“Interi është ende favorit për të fituar Scudetton, të paktën deri nesër në mbrëmje…” tha trajneri i Juventusit Allegri për DAZN. Është e qartë se Milani po bën shumë mirë, po ashtu edhe Napoli, dhe mendoj se fituesi i Scudettos do të jetë një nga këto tre skuadra”, ka deklaruar ai.

Allegri i ka rezistuar në mënyrë të përsëritur njerëzve që ta vendosin Juventusin në mesin e pretendentëve, pavarësisht formës impresive të tyre që ka bërë të afrohen dukshëm me skuadrat e sipërme të tabelës.

/GazetaSinjaliSport/