Shtëpia e familjes Galan në lagjen ‘Dardania’ të Prizrenit, pasditen e 17-shtatorit u shndërrua në skenë krimi. Djali 38-vjeçar, Caneri dyshohet se theri me thikë tre zyrtarë policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës. Për pasojë ai u arrestua dhe sot me vendim të Gjykatës u dërgua në paraburgim.
Sinjali ka mësuar detaje nga momenti kritik, kur i dyshuari sulmoi policët që intervenuan në familjen e tij, pasi u raportua një rast i dhunës në familje.
Pjesëtarët e NJRSH-së kishin shkuar të asistojnë një patrullë të Policisë të cilët ishin duke intervenuar në familjen Galan, pasi babai i Canerit i njoftoi se i biri po shkakton dhunë në familje. Atje në tentim për të vënë situatën nën kontroll, janë përballur me të dyshuarin i cili ishte mbyllur në dhomë dhe mbante në dorë një mjet të mprehtë.
Fillimisht i dyshuari nuk e ka hapur derën e dhomës, përkundër kërkesës së Policisë, duke i detyruar këta të fundit ta hyjnë me forcë.
Posa Policia ka hapur derën, i dyshuari me thikë në dorë ka filluar të bërtas “Allahi Ekber, Allahu Ekber” dhe në ato momente eksaloi situata, duke i goditur policët me thikë në pjesë të ndryshme trupore.
Kjo skenë e tmerroi familjen prizrenase, të cilët të frikësuar dhe të shokuar panë djalin e tyre në atë gjendje derisa Policia arriti ta vë nën kontroll.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pas sulmit, të shtëpia e familjes Galani janë parë patrulla të shumta Policisë, të cilët kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit. Në shtëpinë e tij, Policia ka ka gjetur edhe bimë narkotike dhe mësohet se i dyshuari është përdorues i drogës.