Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, është njëra ndër personazhet që do ta prezantojë Festivalin e Sanremos këtë vit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Alketa, përmes një shkrimi të publikuar në profilin e saj, në rrjetin social Instagram, shkruan Gazeta Sinjali.
Moderatorja ka thënë se është dita e lumtur e karrierës së saj, duke shtuar se po qan me lot gëzimi.
“Është dita më e lumtur e karrierës sime! Faleminderit Shqipëria”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.
Kujtojmë të gjithë se Festivali i Sanremos do të mbahet këtë vit nga data 4 deri më 8 shkurt./Gazeta Sinjali/